Është publikuar videoja e momentit kur kryetari i bashkisë së Melitopolit është rrëmbyer nga trupat ruse pasi ai “refuzoi të bashkëpunonte me armikun”. Zyrtarët ukrainas dhe presidenti Volodymyr Zelensky kanë deklaruar se ushtarët rusë kishin rrëmbyer Ivan Fedorov nga qendra e krizës së qytetit. Pamjet e CCTV, të postuara në Telegram nga nënkryetari i zyrës presidenciale të Ukrainës, duket se tregojnë një grup burrash që shoqërojnë Fedorov nga një ndërtesë dhe kalojnë më pas nëpër një shesh.
Parlamenti i Ukrainës ka deklaruar se Fedorov u rrëmbye nga 10 burra të armatosur, të cilët vendosën një qese plastike mbi kokën e tij. Rusia nuk ka komentuar mbi fatin e Fedorov. Klipi, i cili është shpërndarë gjerësisht nga mediat ukrainase, besohet se është filmuar në Sheshin e Fitores së Melitopolit në Ukrainën juglindore. Presidenti Zelensky e përshkroi të premten rrëmbimin të Fedorov si një “krim” kundër “demokracisë”, pasi ai tha se aktet e pushtuesve rusë do të trajtoheshin si “terrorizëm”.

Rrëmbimi i kryebashkiakut të Melitopolit është një krim, jo ​​vetëm kundër një personi të caktuar, kundër një komuniteti të caktuar dhe jo vetëm kundër Ukrainës. Është një krim kundër vetë demokracisë…
Pas rrëmbimit të Fedorov, pati raportime për mijëra banorë në Melitopol që dolën në rrugë për të protestuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re