Vogëlushi 3 vjeçar ishte fshehur poshtë çarçafit, momenti kur polici e nxjerr nga banesa në flakë

Një oficer policie i ka shpëtuar jetën një vogëlushi 3 vjeçar, i cili ndodhej në banesë në momentin kur kuzhina kishte marrë flakë.

3 vjeçari ndodhej në dhomën e tij dhe për t’u ruajtur sadopak nga tymi, ishte ‘fshehur’ nën çarçafët e krevatit.

Thirrja për ndihmë erdhi nga fqinji i familjes 3 anëtarëshe, banesa e të cilëve ishte përfshirë nga flakët. Momentet e shpëtimit të fëmijës u kapën nga kamera trupore e oficerit të policisë, ashtu siç raportoi Foxnews.

“Pa ndërhyrjen në kohë të oficerit Dauson, i cili shkoi atje pa mjete respiratore, kjo ngjarje do të kishte një tjetër bilanc… fëmija ishte fshehur nga frika e zjarrit dhe tymit. Djali po shihte në cellular kukulla në momentin kur oficeri arriti ta shpëtojë”-tha sherifi i zonës (në SHBA).

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re