Në koncertin madhështor të mbajtur në Prishtinë këngëtari shumë i dashur për publikun Alban Skënderaj dha lajmin e bukur se Miriami është shtatzënë dhe ata do të bëhen prindër për herë të dytë.

“Unë sot këtë këngë dua t’ia dedikoj dikujt tjetër”, tha Albani dhe i preku barkun Miriamit.

Në një intervistë për “Mirage”, Miriam ka treguar se lajmin e shtatzënisë ja tha Albanit të parit. “Ka qenë shumë i lumtur, ishte momenti i duhur, erdhi shumë natyrshëm”, u shpreh Miriami.

Këngëtarja tregoi se në ceremoninë e martesës në Maldive ishin të katërt, bashkë me bebushin.

“Shpirtërisht në mendjen time, ceremoninë e kemi pasur të katërt. Ka qenë edhe bebushi i dytë bashkë me ne në këtë gëzim të madh”, u shpreh Miriam.

Sa i përket gjinisë, këngëtarja tregoi se ata nuk e kanë mësuar ende, por nuk kanë një preferencë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re