Për të nderuar mbretëreshën e ndjerë Elizabeth në përvjetorin e parë të vdekjes së saj, Pallati Buckingham zbuloi “Crown Coin” prej 18.5 milion paund.

Monedha e artë që paraqet nënën e mbretit Charles të Britanisë, është zbukuruar me mbi gjashtë mijë diamante.

Kompania e Indisë Lindore, me seli në Londër, njoftoi se monedha është “me të vërtetë unike”.

Për nder të mbretëreshës Elizabeth, një monument i përhershëm do të ngrihet në vend, siç zbulohet nga qeveria e Londrës.

“E quajtur “Monedha e Kurorës”, ajo është krijuar nga kompania me bazë në Mayfair për të shënuar “trashëgiminë e qëndrueshme” të monarkes së ndjerë”, thotë gazeta britanike Daily Mail.

Monedha e arit peshon një kilogram dhe është 24 karat.

Kompania – e cila ka adoptuar stilin e tregtarëve të çajit të shekullit të 17-të – zbuloi monedhën në mediat sociale si dhe pesë portretet zyrtare të Mbretëreshës të përshkruara në “bizhuteri”.

“Crown Coin” synon të kombinojë një sërë virtytesh të mbretëreshës së ndjerë të Britanisë dhe mbretërimit të saj: guximin, drejtësinë, fitoren, bamirësinë dhe stabilitetin.

Krijuesit e monedhës janë frymëzuar – nga pikëpamja artistike – siç shkruan gazeta Daily Mail, nga katedralja e Shën Palit.

Duke folur në mediat sociale, kompania tha: “Prezantimi i monedhës së krorës, një nderim për Mbretëreshën”.

“Ne jemi të kënaqur të njoftojmë lançimin e ‘The Crown Coin’, krijuar për të nderuar trashëgiminë e qëndrueshme të Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II.”

“Monedha e kurorës është një nderim vërtet unik, i njohur si një nga monedhat më të shtrenjta të bëra ndonjëherë.”

“Përbëhet nga 11 monedha të shkëlqyera ari 24 karatësh, ku pjesa qendrore peshon 1 kg dhe 10 (monedha) e mbetura rreth 30 gram. Ju ftojmë të shikoni në faqen tonë më të detajuar pjesën dhe ndërtimin e saj”, pohon kompania në mesazhin e saj.

Sipas botimit britanik, “East India Company”, e njohur gjithashtu si kompania angleze ose British East India Company, ishte një organizatë ekonomike e krijuar në shekullin e 16-të. Një shembull i imperializmit britanik, ajo u krijua për të shfrytëzuar pasurinë e burimeve të Indisë dhe përfundoi duke sunduar pjesë të mëdha të vendit në proces.

Në kulmin e saj, kjo kompani kontrollonte 50% të tregtisë botërore, duke sjellë çaj dhe kafe në tryezat e mëngjesit perëndimor dhe erëza në mbarë botën. /tesheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re