Kreu i Grupit Parlamentar, të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka qenë ditën e sotme në Gramsh ku ka takuar banorët e kësaj zone.

Balla u ka bërë thirrje atyre që të mos votojnë Kreun e PD-së, Lulzim Basha pasi sipas tij një votë për të është një votë edhe për Ilir Metën.

“Dua t’ju bëj thirrje të gjithë demokratëve të Gramshit mos ja jepni votën Lulit se të çon ujë tek mulliri Ilirit.

Mos e harxhoni votën kot. Ti jeni votën Monikës se nuk ju hyn në punë.

Maksimumi do të blejë një palë çizme të reja. Nuk ka gjë për të dhënë për Gramshin.

Dhe prandaj, thirrja ime sot kushdo punësim më shumë, kush do paga më të larta, kush do investime më shumë.

Investime në Shëndetësi , Arsim, Duhet të votojë Partinë Socialiste. Edi Ramën. Rroftë Gramshi Rroftë Shqipëria.” ka thënë Balla.

Ndërkohë Balla në rrjetet sociale shkruan se deri në vitin 2015 Gramshi ishte një “xhep” i humbur me asnjë investim të kryer.

“I takonte Partisë Socialisteta shndërronte Gramshin në një destinacion dhe një nyjë të rëndësishme mes perëndimit e lindjes së Shqipërisë.

Nuk kanë të krahasuar investimet e qeverisë tonë, që janë 10-fish më të larta dhe do të vijojnë pa u ndalur në mandatin e ri të #PS12” shkruan Balla.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re