Monika Kryemadhi: Basha na gënjeu, tha se kishte një plan gjerman

1619632638_basha-kryemadhi.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur për marrëdhëniet mes partisë që ajo drejton dhe Partisë Demokratike. Sipas saj, LSI ka bërë çdo gjë për të unifikuar opozitën që të dalë e bashkuar në zgjedhje, duke parë dhe presionin e fortë nga opinioni publik për një opozitë të bashkuar përballë qeverisë së Edi Ramës.

Për këtë ajo mori si shembull mënyrën si LSI hyri në zgjedhjet e vitit 2017, me një kandidat për kryeministër ndërkohë që në 25 prill LSI tha ajo pranoi një kandidat të vetëm për kryeministër që ishte Lulzim Basha.

Kryemadhi iu rikthye dhe vitit 2019, vit në të cilin opozita dogji mandatet dhe bojkoi zgjedhjet lokale, veprime të cilat sipas kryetares së LSI erdhën pas premtimit të Lulzim Bashës se kishte një plan gjerman që do ta kalonte vendin në zgjedhje të parakohshme.

“Në vitin 2017, LSI kërkonte votë për qeverisjë të drejtëpërdrejtë me kandidatin e saj të drejtëpërdrejtë i cili ishte zoti Petrit Vasili ndërsa në 2021, mund të themi se mund të jetë gabim, por ne për të unifikuar opozitën duke pasur parasysh se edhe vetë opinioni kërkontë një unifikim të opozitës përballë, ishte një unifikim për një opozitë të bashkuar që ne të dilnim me një kandidat të përbashkët.

Pas marrëveshjes së 5 qershorit marrëdhëniet tona ishin shumë më ndryshe, besoj e mbani mend ‘Luli Basha, topi është në fushën tuaj’ ku fillon qëndrimi ynë për të ecur përpara më një marrëveshje dhe për çuar në një proces zgjedhor të gjithë shqiptarët pavarësisht kushteve që vendoseshin nga mazhoranca.

Në momentin që ishim larguar nga parlamenti, kishim bojkotuar zgjedhjet, ishim larguar nga çdo institucion ajo që mendonim dhe që ishte shumë e rëndësishme ishte periudha e firmosjes dhe përgatitja e opozitës për të hyrë në zgjedhje. Që të jemi të sinqertë, mungesa e besimit pavarësisht se ne i qëndruam një marrëveshjeje të nënshkruar në prill të 2019 ka qenë unifikimi i opozitës.

Menjëherë dhe pas bojkotit të zgjedhjeve lokale ne prisnim planin gjerman i cili do të angazhonte kancelaren Merkel për të çuar Shqipërinë drejt zgjedhjeve. Kjo ishte publike përballë të gjithë tryezës së frontit opozitar, sepse nuk i dogji vetëm LSI mandatet, i dogji dhe zoti Mediu, zoti Dule, zoti Nard Ndoka dhe Dashamir Shehi. Plani gjerman u quajt si plani ‘Marshall’ i cili do të rikthente në proces zgjedhor duke krijuar mundësi për hapjen e negociatave”– u shpreh ajo për emisioni Real Story në News24.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë