Kryetarja e Lëvizjes Socialiste, Monika Kryemadhi foli për gazetarët ndërsa i bashkohej protestës së 10-të të opozitës së bashkuar para Kryeministrisë.

Ajo u shpreh se zgjedhjet e 30 qershorit janë nul dhe antikushtetuese, por shtoi se edhe data 13 tetor e caktuar nga presidenti si datë e re është pak problematike pasi KQZ duhet të kishte filluar me përgatitjes duke filluar nga ngritja e KZAZ-ve.

Sipas Monika Kryemadhit, tashmë këto protesta nuk janë më të opozitës, por të qytetarëve shqiptarë që duan një jetë më të mirë për vete dhe familjet e tyre.

“Nuk janë protesta të opozitës por të shqiptarëve për t’i dhënë fund tranzicionit. U lodhën shqiptarët me këtë tranzicion dhe këtë shfrytëzim.

Ky reagim popullor kaq i madh ka qenë vetëm në vitet 1990 kur shqiptarët u ngritën për të rrëzuar regjimin komunist”, deklaroi Monika Kryemadhi.

Gjithashtu Monika Kryemadhi tha se me këtë qeveri Shqipëria nuk po shkon drejt integrimit europian, por drejt izolimit total.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re