Skip to content

Monika Kryemadhi feston ditëlindjen/ Meta i bën urimin e veçantë bashkëshortes

Deputetja Monika Kryemadhi feston sot ditëlindjen.

 

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zgjedhur të urojë bashkëshorten e tij me një foto të hershme, në fillim të njohjeve të tyre.

 

Kryemadhi mbush sot 49 vjeç, e ndërsa Meta shkruan se për të do të mbetet gjithmonë gjimnazistja ëndërrimtare.

 

“Edhe 100 Pranvera të reja për Monën! Ajo për mua do të mbetet gjithmonë gjimnazistja ëndërrimtare”, shkruan Meta.