Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, si i gjithë populli, po qëndron e mbyllur në shtëpi për shkak të koronavirusit.

Duke qenë se çdo aktivitet dhe punë e këtij vendi ka ngrirë prej virusit edhe Monika i ka lënë punët e partisë dhe si një njeri me shumë energji që është, ka nisur një hekurosje të gjerë, për të kaluar kohën në karantinë.

Kryemadhi shfaqet në foto duke hekurosur një këmishë të bardhë, që nuk dihet a është e saj apo e Ilir Metës.

Ja çfarë shkruan Monika për ditën e verës dhe për hekurosjen:

“Ditën e verës e festojmë ndryshe këtë vit. Një përshëndetje për të gjitha gratë, nënat, gjyshet, që i janë dedikuar me orare të zgjatura gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në shtëpi, higjienës dhe mirëqenies së përgjithshme të familjes.

Gjendja e krijuar prej ndryshimit të rrjedhës normale të jetës ka krijuar ndjenja pasigurie, por ndërsa marrim masat e duhura dhe lutemi për më të mirën, le të ndalojmë për të vlerësuar ngrohtësinë familjare dhe mundësinë për të kaluar sa më shumë kohë pranë.

Të kujdesemi për familjen, të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe bashkë do t’ja dalim“.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re