Pas përfundimit të prezantimit të platformës së LSI-së në Elbasan për arsimin, Monika Kryemadhi është ndaluar nga policia.

Një grup policësh i janë afruar asaj dhe një grupi duke i kujtuar që nuk lejohen grumbullimet më shumë se 10 veta në bazë të protokollit anticovid.

Ata po ashtu iu kujtuan përfaqësuesve të LSI-së vendosjen e maskave.

Policia i thotë që nuk lejohet që të bëhen të tilla organizimi me 10 veta ndërsa Kryemadhi i drejtohet duke i thënë që të mos sillen si ushtarë të Taulant Ballës.

“Po nuk jemi 10 veta ne këtu, jemi 7 veta. Në kafe lejohet me pi kafe, pse nuk erdhët kur ishim live. Vendosni gjobën dhe merremi në gjykatë.

Meruni me bandat, kriminelët dhe me ata që përplasin makinat. Mos u bëni ushtarë, as të Taulantit as të këlyshave të Taulantit. Vazhdoni vendosni gjobat”, iu drejtohet Monika atyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re