Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Duncan Norman.

Zyra e shtypit e LSI bën me dije se Kryemadhi diskutoi me ambasadorin Norman lidhur me sfidën e madhe të përmbushjes së 15 kushteve të Integrimit Evropian dhe vullnetin e pandryshuar të LSI-së për të kontribuar për ato që janë përgjegjësitë e opozitës në listën e kushteve të BE për hapjen e negociatave.

Kryemadhi nënvizoi rolin e veçantë dhe mjaft pozitiv të ambasadorit Duncan në formësimin e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, si një model për ti dhënë përgjigje çështjeve që kanë rëndësi për vendin dhe veçanërisht zgjedhjeve, që janë themel i demokracisë.

Ambasadori britanik ka qenë ndër diplomatët që ka pasur ndikim të fuqishëm në uljen në një tryezë të maxhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re