Skip to content

Monika Kryemadhi: Uragani i njerëzve të thjeshtë që po kërkojnë që unë e Basha të vijmë në pushtet po shtohet dita-ditës

Monika Kryemadhi ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga takimi elektoral i kësaj force politike në zonën e Laprakës në kryeqytet.

Kryemadhi shprehet ndër të tjera se uragani i njerëzve të thjeshtë që po kërkojnë që ajo dhe Basha të vijnë në pushtet, po shtohet dita ditës.

“Elektrizuese atmosfera e mbështetësve të LSI në Laprakë. LSI është mbështetje për njerëzit e thjeshtë, me alternativë konkrete për çdo shtresë të popullsisë.

Uragani i njerëzve të thjeshtë që po kërkojnë ndryshim shtohet dita ditës dhe vota për nr. 6 e kthen 25 Prillin, në ditën e festës së madhe për ndryshimin që meritojnë të gjitha familjet shqiptare, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë,” shprehet Kryemadhi.