Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet vendore të 14 Majit, Audrey Glover ka shkuar në selinë e Partisë Socialiste, ku për 40 minita ka zhvilluar nje takim me kryeministrin Edi Rama.

Panorama TV mëson se në fokus të diskutimeve kane qene konstatimet e ODIHR gjatë monitorimit të zgjedhjeve të 14 majit.

Më herët, Glover është takuar edhe me përfaqësues të tjerë politik, por edhe me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi.

Në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 14 maj, PS mori shumicën dërrmuese të bashkive në vend, konkretisht 53, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 7 dhe Mega 1 bashki.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re