Skip to content

Monitorimit Sektorial IPA

Zhvillohet takimi i parë i Komitetit të Monitorimit Sektorial IPA në fushë e Konkurueshmërisë dhe Inovacionit.Bashkëdrejtues në këtë komitet ishin, Znj. Belinda Ikonomi, Zëvendës Ministër i Financave dhe Ekonomisë dhe Z. Stephen STORK, përgjegjës nga Delegacioni Evropian në Shqipëri. Në këtë takim u diskutua statusi i implementimit dhe ekzekutimit financiar i kontratave IPA në fushën e Mbikqyrjes së Tregut, Autoritetit të Konkurrencës, Zhvillimit të Turizmit, Zhvillimit të Biznesit dhe Zhvillimit të Inovacionit. Gjithashtu u diskutuan politikat e ndërmarra nga Qeveria Shqiptare në fushën e Konkurrueshmërisë dhe Inovacionit duke u bazuar në dokumentet strategjike në linjë me prioritetet qeveritare.