Nuk ka zgjatur më shumë se 12 orë arratia e autorit të masakrës së Selenicës.
 
Ridvan Zykaj u prangos mëngjesin e së shtunës pas një operacioni të nisur pasditen e së premtes ga dhjetëra forca policie të Vlorës, Renea, Fnsh dhe Delta Forcë.
 
Nëpërmjet një komunikate për shtyp policia e shtetit sqaroi se kapja e autorit të krimit monstroz në Resulaj të Vlorës ku u vrane 8 vetë,  u bë në një zonë periferike në dalje të Selenicës.
 
 
Si rezultat i punës së mirëorganizuar, krehjes së territorit, kontrolleve të shumta dhe pa ndërprerje gjatë gjithë natës edhe me anë të qenit gjurmes, u ë bë e mundur kapja e Ridvan Zykaj ndërsa u sekuestrua edhe arma e krimit, një kallashnikov që besohet të jetë përdorur nga 24 vjecari për vrasjen e 8 kusherinjve të tij një ditë më parë.
 
 
Ridvan Zykaj akuzohet për veprat ”Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave”.
 
 
Të dhënat e para bënë të ditur se monstra e Selenicës u gjet i fshehur ne shkurrë në një zonë në periferi të Selenicës ndërsa gjatë arrestimit nuk ka bërë rezistencë.
 

 
Emrat dhe mosha e 8 viktimave nga masakra e Selenices:
 
Demir Zykaj 75 vjeç,
Ferije Zykaj 72 vjeçe, (gruaja e Demirit)
Azem Zykaj 45 vjeç ( djali I Demirit)
Afërdita Zykaj 43 vjeçe, (gruaja e Azemit)
Besim Zykaj 43 vjeç, (djali I Demirit)
Vasilika Zykaj 42 vjeç, (gruaja e Besimit)
Sara Zykaj 16 vjeç ( vajza e Besimit)
Ledjon Zykaj 8 vjeç. (djali I Besimit)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re