Motra e Pëllumb Metës, Lutfie Muka, ka rrëfyer sot marrëdhënien që ka pasur me gruan e të vëllait, Blerinën dhe fëmijët e saj, të cilët vranë dhe groposën të atin pak ditë më parë.

Në studion e emisionin “Me zemër të hapur” në Neës24 me gazetaren Evis Ahmeti, Lutfie Muka është shprehur se Blerina nuk punonte, dhe ka hedhur poshtë pretendimet se ajo ka dhënë mësime private në shtëpi.

Sipas saj, bashkëshortja e të ndjerit  nuk i lejointe fëmijët e saj të rrinin me fëmijët e vëllait tjetër.

“Fëmijët nuk i ka lënë asnjëherë. Ka 4 fëmijë të Pëllumbit dhe të Ramazanit nuk i ka lënë bashkë. Vinin fëmijët e mi nga Hollanda, donin më shku në plazh, o do shkonin me një palë ose më të tjerët”, tha Lutfie Muka.

Ndër të tjera, ajo e cilësoi Blerina Metën si monstër, pasi sipas saj “u ka dhënë fëmijëve shkollën e krimit”, ndërsa shtoi se vëllai në dijeninë e saj, nuk e ka dhunuar.

Pjesë nga rrëfimi:

Blerina i ka dhënë mësim kalamajve të vetë, shkollën e krimit. Nuk ka dhënë mësime private. Si i paska dhënë? A ishte vëllai kaq i dhunshëm kur kjo paska qenë kaq e lirë me dhënë mësim dhe ta shihnin këta që vinin dhunën. Nuk e linin tv, telenovelat, intrigat. Nuk e ka pengu vëllai më hap perdet atë, ka pas gjithë lirinë e botës.

Pyetje: Pse nuk punonte?

Këtë zgjidhje kishin gjet. Ajo rriti kalamajtë dhe ashtu qe mësuar duke ndejt. Ashtu e kanë pasur jetesën, vëllai punonte.

Pyetje: Blerina dhe fëmijët kanë pasur marrëdhënie e ftohtë me xhaxhain, Ramazanit, veç ti hyje në shtëpi. Thuhet se ke çuar miq të huaj tek shtëpia e Pëllumbit për ti shëtitur në të gjithë Shqipërinë. Si ishte sjellja e saj dhe fëmijëve.

E ftohtë. Debate të rangut të lartë s’kemi pas. Një herë një kërkesë i kam bërë kur ishte vëllai në Itali, se kjo nuk i linte fëmijët të rrinin më fëmijët e vëllait tjetër. E shqetësonte shumë nënën tonë. Më tha nëna që nusja s’mi lë fëmijët me lujt me njëri-tjetrin.

Më vrau kjo. Më pas folëm prapë dhe folëm në telefon, i thash po të kërkoj si grua ‘a ka mundësi që këto pakënaqësitë me i lënë mënjanë’ se duke mos shku mirë ndahen vëllezërit. Kjo pa u mendu dy herë më tha ‘shif punët e tua, s’ka nevojë me fut hundët tek familja’. Unë isha larg.

Fëmijët nuk i ka lënë asnjëherë. Ka 4 fëmijë të Pëllumbit dhe të Ramazanit nuk i ka lënë bashkë. Vinin fëmijët e mi nga Hollanda, donin më shku në plazh, o do shkonin me një palë ose më të tjerët. Që në fillim të hershme ajo ashtu ka qenë, mostër, por ne se kemi parë.

Ajo ka shku te shkolla, i ka thënë mësuesve mos ma leni gocën të ulet me kushërirën. Çfarë problem kishte kjo? Që në fillim e ka pasur këtë psikopati. Ajo bënte punën e vet, sa më larg ta mbante familjen.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re