Analisti Plator Nesturi i ftuar në studion e Fax News për të folur mbi 21 janarin dhe zgjedhjet e pjesshme lokale:

Lidhur me 21 janarin, kam frikë se do vazhdojë ende ky lloj rituali edhe për vite të tjera. Ajo cfarë ndodhi me çështjen e hetimit të kësaj ngjarje u sabotua që në fillim. Nisën hetimet më pas u ndryshuan prokurorët dhe prokurori i përgjithshëm. Këto materiale më pas ishin bërë në atë formë që të mos bëhej asgjë. Prandaj nuk është çudi që çështja më pas u mbyll dhe u varros. Por kjo tregon edhe se ku shkonte drejtësia shqiptare e cila ishte në një orientim politik jo në orientimin e drejtësisë. Por jo vetëm çështja e 21 janarit është çështje e vetme. Mbani mend sidomos tani të cilat duhet të kenë një lloj hetimi të specializuar, kanë të bëjnë me transferta bankare etj. Unë shikoj që ka një vështirësi edhe prokuroria e Tiranës prandaj herë bëhen kalime tek SPAK-u.

Në momentin e parë shumë çështje të cilat përbëjnë prova për t’u thelluar më tej, në momentin që ajo digjet, është shumë e vështirë të rifillohet. Ose duhet që të fillohet gjithçka nga e para. Ajo strukturë “Task Force” e cila u zhduk menjëherë sapo u emërua prokurori i ri, dukej që mund të prishte disa interesa që ishin të lidhura me ekonominë dhe politikën. Sot tashmë nuk kemi ekspertë për të bërë hetime të këtij lloji të karaterik ekonomik, bankar etj.

Zgjedhjet në 6 mars

Në kuptim të përgjithshëm këto zgjedhje nuk kanë ndonjë peshë të madhe sepse kryetarët e rinj të partive do kenë vetëm 1 vit në dispozicion për të treguar veten. Çështja është më tepër politike më shumë për situatën që po kalon opozita, e djathta në përgjithësi. Kemi të bëjmë me një lloj tronditje që ka shkundur të gjitha balancat dhe më pas do nxirren raportet e reja pas këtij ballafaqimi. Mendoj se do jetë më shumë një ballafaqim mes forcave të opozitës për të parë se kush prej tyre merr qoftë edhe një votë më tepër.

Zgjedhjet që do bëhen në 6 mars, janë raundi i dytë i një palë zgjedhjeve që opozita i ka bojktouar. Pra moralisht PD nuk ka pse të marrë pjesë në këto zgjedhje sepse i ka bojkotuar më herët. Tani po me atë vendosmëri thonë se do hyjnë në zgjedhje. Kjo në aspektin e moralit politik është shumë kontradiktore.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re