
Bujar Kapexhiu, regjizori dhe skenaristi i njohur shqiptar
mban fjalën e tij në manifestimin e thirrur nga presidenti Ilir Meta, sot në
bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Aktori shprehet se ndodhet në tubim kundër atyre që kërkojnë
të shkelin e të tjetërsojnë Kushtetutën e vendit dhe se duhet të mblidhemi e të
luftojmë sic jemi për veten, fëmijët tanë e Shqipërinë.
“Mesazhi i plotë i Bujar Kapexhiut”
“Jemi mbledhur për dy veprime, dy ide: Të mbrojmë dhe të mos
pranojmë, për mbrojtje të ligjit, morali e kundër të keqes. Nuk kam qenë kurrë
anëtar i ndonjë partie e nuk do të jem, po në caste të vecante jam ndjerë edhe
demokrat edhe socialist edhe republikan edhe ballist, vetëm për të mirën e
Shqipërisë në interesit të Atdheut tim.
Kam jam me të gjithë e kundra të gjithëve, jam me ju që jeni
në mbrojtje të ligjit, por jam edhe kundër atyre që tentojnë ta prekin e
tjetërsojnë ligjin themeltar për interesa personale. Morëm më të keqen e
diktaturës e po shpikim më të keqen e demokracisë. E ka zgjedhur një fqinji im,
unë kam zgjedhur që Shqipëria të jetë kështu, kam ngrenë 1 mln shuplaka për ta
bërë Shqipërinë si është sot.
Mallkuar qofshin ata që shpikën shuplakat. U bëj thirrje
intelektualëve të vërtetë, të gjithë së bashku të mbrojmë atë që është e
vërtetë, të mbrojmë Kushtetutën. Të gjithë ne jetojmë në një grumbull gërmadhash,
gënjeshtrash të mëdha. Jemi një vend një partiak, i varfër më i rrënuar, i
sflitur cdo ditë.
Në cdo fushatë gënjehemi, në cdo Kongres a intervistë,
politika e mbushur me pinokë, gënjeshtarë hundgjatë. Ndaj ju bëj thirrje mos u
gënjeni, e vërteta mbrohet vetëm nga shpirti juaj e po të jetë nevoja edhe nga
grushti juaj.
Politikanë të të gjithë ngjyrave, të shkurtër a të gjatë që
janë në shenjëstër, hajdutë e kriminelë, të braktisin karriget e vjedhura se
ndryshe do përballen me zemërimin e sovranit. Na lini të gëzojmë begatitë e
këtij vendi ku lindëm e duam të vdesim.
Është një podium i ngritur për të mbrojtur demokracinë. Sa bukur do ishte që sot të premtojmë në heshtje, unë nuk do godas, dhe të gjithë së bashku në fushatë e kudo gënjehemi, por të mblidhemi e të luftojmë sic jemi për veten, fëmijët tanë e Shqipërinë.” u shpreh Kapexhiu.
/aktoretshqiptare.info
