Skip to content

Morën 77 vota në Kuvend, ja kur do të betohen Rama dhe ministrat para Metës

1601810796 rama meta

Menjëherë pasi morën votëbesimin në Kuvend, Edi Rama dhe ministrat e zgjedhur të tij do të betohen ditën e nesërme në Presidencë, përpara Ilir Metës së shkarkuar prej tyre.

Betimi do të bëhet gjatë ditës së nesërme, pasi sot presidenti Meta e ka axhendën e programuar, pasi do të jetë në një vizitë pune në qytetin e Korçës.

Rama dhe ministrat e qeverisë së tretë në drejtimin e tij, u votuan në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kuvend, me 77 vota pro, 55 kundër dhe 1 abstenim, në një seancë maratonë që zgjati për afro 20 orë.

Qeveria e re e Edi Ramës:

Edi Rama- Kryeministër;

Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;

Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes;

Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm;

Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;

Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit;

Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë;

Elva Margariti – Ministër i Kulturës;

Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;

Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;

Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;

Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;

Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;

Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb