Dy të rinj janë arrestuar nga policia, të cilët kishin marrë me qera një makinë luksoze Audi A8 me qera në Kosovë dhe ja shitën atë një personi tjetër.

 

Në pranga kanë rënë Kostika Harnolli 23-vjeç dhe Pandush Tajko 38-vjeç. Këta të fundit pasi morën makinën, ia kanë shitur shtetasit J. C., i cili e ka çuar automjetin, në një servis në Vaqarr, për heqjen e pajisjes GPS.

 

Në kërkim nga policia janë shpallur edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

 

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Krimit të Organizuar të DVP Korçë, operacioni policor i koduar “Location”.

 

Shitën një automjet Audi Q8, që e kishin marrë me qira, në Kosovë, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohen automjeti i marrë më qira (Audi Q8) dhe një automjet tjetër që dyshohet se është trafikuar nga këta shtetas.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Krimit të Organizuar të Drejorisë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se disa shtetas trafikonin në vendin tonë, automjete të vjedhura, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Location”.

 

Në kuadër të këtij operacioni u kapën dhe u ndaluan shtetasit K. H., 23 vjeç dhe P. T., 38 vjeç, të dy banues në Korçë.

 

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit F. B. dhe J. C.

 

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë marrë me qira në Kosovë, një automjet “Audi Q8” dhe më pas ia kanë shitur shtetasit J. C., i cili e ka çuar automjetin, në një servis në Vaqarr, për heqjen e pajisjes GPS.

 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti i marrë më qira (Audi Q8) dhe një automjet tjetër që dyshohet se është trafikuar nga këta shtetas.

 

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të jetë kryer nga këta shtetas, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re