Një automjet i marrë me qira në Zvicër është trafikuar në Shqipëri nga një shtetas rumun. Ndërkohë, autoritetet shqiptare kanë vënë në pranga një 53-vjeçar dhe proceduar penalisht dy të tjerë, pasi akuzohen se kanë çaktivizuar pajisjen GPS në automjetin e vjedhur, ndërsa kishin si qëllim shitjen e tij.

 

Automjeti është gjetur në Mamurras teksa në të ndodheshin dy persona, të cilët  bënë rezistencë ndaj uniformave blu. Automjeti tip “Benz” është sekuestruar nga policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re