Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi situatën e krijuar brenda sekretariatit të Etikës ku po zhvillohej edhe mbledhja me kërkesë të mazhorancës për përjashtimin e 7 deputetëve, pas sherrit në Kuvend.

Pasi deputetët e opozitës penguan zhvillimin e mbledhjes së Sekretariatit të Etikës, ku pritej të merrej vendimi për të përjashtuar 7 ligjvënësit e opozitës, Berisha tha se komisionerët e mazhorancës morën çantat dhe u larguan.

“Ata morën ça kishin dhe shkuan u zhdukën. Parlamenti me klandestinë me vendime të tilla krejtësisht të paligjshme. Rregullorja paraqet qartë se deputetit ndaj të cilit merret masa duhet të merret dhe të sqarohet”, tha ish-kryeministri.

“Po jepnin argumente se ky vendim ishte i paligjshëm, i pabazuar në rregullore dhe ishte në shkelje të të drejtave të parlamentarëve të opozitës. Ata një e dy, morën çfarë kishin dhe ikën, shkuan se ku, nuk mund të themi, por u zhdukën. Pra, parlamenti me zhdukje, me klandesinë.

Me vendime të tilla krejtësisht të paligjshme sepse rregullorja përcakton qartë, deputeti ndaj të cilit merret masa, duhet të thirret dhe të dëgjohet

Çfarë ndodhi. Ndodhi që ajo mori shkresat dhe iku, tha e kam marrë vendimin tha.

Absolutisht. Kështu tha vetë, është e regjistruar. Unë tha e kam marrë vendimin, iku. I erdhën edhe anëtarët e tjerë të komisionit dhe shkuan se ku u ndrynë në një zyrë për të firmosur vendimin. Ja pra ky është parlamenti shpellë.

Ata marrin vendimin, por të jeni të sigurtë se ne do ta arrijmë rezultatin”, tha Berisha.

LEXO EDHE: VIDEO/Tensionet në Sekretariatin e Etikës, deputeti i PD i shkul mikrofonin Klotilda Bushkës! Ja momenti kur ndërhyn Garda!

Sa i përket pranisë së deputetëve të tjerë të PD të cilët ishin të pranishëm por nuk ishin pjesë e listës së deputetëve të përjashtuar kryeministri tha se ishin aty si audiencë.

“Aty mund të shkojnë të gjithë deputetët. Në çdo komision janë të lejuar të marrin pjesë, ne ishim të ulur si audiencë, kurse aty në tavolinën qendrore ishin deputetët të cilët Edi Rama kishte njoftuar përjashtimin e tyre. Pra nuk kishte asnjë shkelje rregullore nga ana e deputetëve të opozitës.

Përkundrazi, Edi Rama e di, që ne nuk i ndahemi, e ka të qartë që ne nuk i ndahemi pa rikthimin e të drejtave tona kushtetuese. Ai ka tmerr nga kontrollet e opozitës. Unë u them ju se, Edi Rama në mënyrë absolute nuk do të mund të pengojë komisionin McGonigal. Dua ta dini ju se është pyetur nga FBI, dy orë në aeroportin e Nju Jorkut, kurse këtu kërkon që shqiptarët të mos marrin vesh asgjë.

Do ti marrin vesh që të gjitha. Do të marrin vesh që të gjithë aktet e pasurimit të tij si mamuth, të paligjshëm. Do të marrin vesh të gjithë mekanizmat për dhunimin e votës dhe blerjen e saj. Ne qëndrojmë dhe nuk tërhiqemi. Sot ky ishte një moment i betejës tonë, por kjo betejë nuk ka të ndalur”, tha ish-kryeministri.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re