Dy ministrat e rinj të kabinetit qeveritar “Rama” pasi u votuan në Kuvend pritet që sot të betohen para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Bëhet fjalë për ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj dhe ministrin e Financave, Ervin Mete.

Ditën e sotme në Kuvend u miratuan vendimet për lirimin e Ibrahimajt nga detyra e ministres së Financave, për t’u emëruar në postin e ri.

Siç njofton zyra e shtypit në Presidencë, ceremonia e betimit do të mbahet në orën 17:00 në institucionin e kreut të shtetit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re