Pas grabitjes në filialin e një banke në Koplik, Forcat e ndërhyrjes së shpejtë, RENEA dhe një helikopter po monitorojnë të gjithë zonën nga ajri dhe toka.
Ndërsa kërkimet vijojnë intensivisht, ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve. Tre maskuarit u futën këtë mesditë në bankë dhe grabitën një sasi të konsiderueshme parash, vlera e të cilave nuk është zbardhur ende.
Më pas ata janë larguar me një mjet të loojit “Golf”, të cilin e kanë djegur në dalje të Koplikut. Më pas, kanë ndaluar një mjet të rastësishëm të cilin e kanë vjedhur duke kërcënuar personin që e drejtonte e janë larguar me të. Bëhet fjalë për një mjet të llojit “Mercedes Benz”.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb