Skip to content

Morën peng 31-vjeçarin për borxhin 20 mijë euro/ Lihen në burg autorët

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Denalda Çezmën dhe Shkëlqim Koçekun, pas arrestit në flagrancë për pengmarrje të Ermil Sorrës në qytet studenti.

 

Gjatë operacionit u shpall në kërkim shtetasi Sulltan Piraci. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë marrë peng qytetarin Ermil Sorra, për shkak të një borxhi që Denalda Çezma, i kishte marrë këtij të fundit.

 

Autorët pretendojnë se, 31-vjeçari nuk i ka kthyer borxhin dhe ajo kërkoi ndihmën e të fejuarit dhe mikut të tij që të rimerrte paratë.

 

Shkëlqim Koçeku, i dënuar me masën ‘arrest shtëpie’ për ‘armëmbajtje pa leje’, dhe Sulltan Picari, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e morën të riun dhe e dërguan në banesën e shtetases Denalda Çezma, ku edhe e dhunuan.

Për ngjarjen u arrestuan Shkëlqim Koçekun dhe Denalda Çezmën, si dhe është shpallur në kërkim Sulltanin Picari.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë