Një informacion i marrë në rrugë operative, se nga Porti i Durrësit do të kalonin lëndë narkotike dhe armë, ka bërë që strukturat policore të ndërmerrnin një aksion të gjere paraditen e së premtes së kaluar (25 shtator). Në port zbarkuan 380 forca policie nga agjentët e antidrogës, deri tek forcat e posaçme operacionale.

Në sitën e kontrollit u kaluan 106 kontejnerë, 65 magazina dhe objekte të ndryshme brenda Portit, dhjetëra mjete lundruese, kryesisht peshkarexha, 345 automjete dhe rreth 770 persona.

Në lidhje me këtë operacioni foli në emisionin Opinion, gazetari Artan Hoxha i cili tregoi disa detaje të rëndësishme.

Artan Hoxha: Më bëri shumë përshtypje që një numër i madh i forcave policore mësynë në portin e Durrësit. Po i pe të dhënat aty dukej se po kontrolloj për diçka që po dilte jashtë, në fakt janë kontrolluar 106 kontienier që kanë ardhur në Shqipëri dhe 65 magazina. Katër ditë para operacionit, një biznesmen që ka në pronësi një kompani të importit të bananeve. Ka sjellë nga Ekuadori, nga Guaikili, e ka marrë ngarkimin sipas procedurave dhe e ka çuar në magazinën e tij në Patos. Gjatë natës një grup personash me maska kanë marrë peng rojën dhe e kanë dhunuar. Ata kanë marrë në pjesën e jashtë të kontenierit disa pako po roja nuk e thotë dot me saktësi se çfarë ishte. Kam dijeni se kjo kompani nuk ka patur vetëm atë kontenier, kompania ka patur vetëm bananet brenda, prandaj është grabitur. Fakti që është hyrë natën, është hapur pjesa e jashtme do të thotë që kemi të bëjmë… Unë nuk e di si ka shkuar ky procedim më mbrapa. Fakti që është hyrë në magazinë dhe është grabitur nga pjesa e jashtme e kontenierit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re