Zëdhënësi i presidentit në largim Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së ministres së Drejtësisë në konferencën e Prokurorisë, duke theksuar se ndërsa “të gjithë prisnin që Prokuroria të vepronte ndaj saj, sot e shohin si pjesë të frontit të Ramaformës në konferencën e Prokurorisë duke qenë edhe krenare!”

Një ditë pas manifestimit të thirrur nga Meta, ai paralajmëron se herën tjetër do të mblidhen shumë më shumë se dje shqiptarë që nuk e pranojnë atë që ai e quan kryemaskaradë.

Postimi i plote i zedhenesit Blushi:

Tallja me Reformën në Drejtësi dhe bërja e ligjeve puçiste anti-kushtetuese pati meritë të madhe për të mbledhur kaq shumë shqiptarë kundër grushtit të shtetit, ku ministrja e Drejtësisë, siç është provuar nga shkresat zyrtare, akuzohet për 4 vepra penale. 

Ndërsa të gjithë prisnin që Prokuroria të vepronte ndaj saj, sot e shohin si pjesë të frontit të Ramaformës në konferencën e Prokurorisë duke qenë edhe krenare! 

Pandëshkueshmëria, Padrejtësia dhe Pafytyrësia kanë arritur majat! 

Herën tjetër do mblidhen shumë herë më shumë se dje, shqiptarë të ndershëm dhe me dinjitet, që s’mund të pranojnë këtë Kryemaskaradë! TURP! SHAME ON YOU!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re