Katër raste të reja me koronavirus janë identifikuar sot në Delvinë. Bëhet fjalë për tre anëtarë të një familjeje dhe fqinji i tyre (babai, nëna dhe nusja e djalit), të cilët mësohet se janë kontakte të rastit të parë të personit të prekur në këtë qytet me COVID-19.

Personat në fjalë kanë qenë të pranishëm bashkë me kontaktin e parë në një ceremoni mortore, ku kanë qëndruar edhe gjatë natës në një ambient të mbyllur.

Dje u identifikua një rast i ri, ku person i prekur me koronavirus ishte një punonjës i policisë bashkiake në këtë qytet, duke e çuar në gjashtë numrin e të prekurve me këtë virus.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re