Skip to content

Morën pjesë në një rast varrimi, 22 persona e pësojnë keq: Infektohen me koronavirus

Ilustruese.

Disa banorë të lagjes Taşonu në qytezën Arakli më Turqi janë infektuar me Covid-19, pasi kanë shkuar në një rast varrimi.

Sipas mediave turke, 22 personat janë infektuar në funeralin e Adem Çebi 43 vjeç, i cili vdiq në një aksident me makinë.

Gjatë vizitave në shtëpi, duke mos respektuar masat anti-Covdi, një person është bërë burimi infektimi për 22 të tjerët.  Si pasojë hyrjet dhe daljet në lagjen, e cila futet në karantinë për herë të tetë është e mbyllur.

Që prej fillimit të pandemisë në Turqi janë shënuar 2,683,971 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 28,432 pacientë.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb