Policia e Pogradecit ka arrestuar një punonjëse të Institutit të Sigurimeve Shoqërore pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Ajo akuzohet se i ka marrë një shtetasesje 150 mijë leke të reja duke i bërë dokumentat e pensionit të bashkëshortit.

Rasti u bë publik gjatë një emisioni investigativv.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, pas publikimit të rastit më datë 10.02.2022, në emisionin investigativ “Fiks Fare”, filluan procedimin penal për veprën “Shpërdorimi i detyrës” për shtetasen:

A. B., 58 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi kjo shtetase me detyrë punonjëse pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore Pogradec, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke i marrë shtetases M. B., 61 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, shumën prej 15000 lekë, me qëllim bërjen e dokumenteve për pensionin e pleqërisë të bashkëshortit të 61-vjeçares.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re