Deputeti Enkelejd Alibeaj pas dorëheqjes për drejtimin e Partisë Demokratike i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili tha se ky i fundit ka marrë sot para nga Edi Rama.

Alibeaj në ‘Facebook’ shkruan se edhe pse Berisha u bojkotua masivisht nga demokratët vazhdon të hedhë baltë për t’i mbijetuar katastrofës elektorale, ku shton  se ky i fundit i duhej Ramës për të justifikuar korrupsionin e qeverisë së tij.

“Sali, dorëheqja ime është akt që shkon për të mirën e demokratëve, largimi yt është çlirim dhe frymëmarrje për ta..”, citon ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Pasi u bojkotua masivisht nga demokratët dhe shqiptarët, Sali Berisha vazhdon të hedhë llum dhe baltë si e vetmja mënyrë për t’i mbijetuar katastrofës së vet elektorale. I përjashtuari i madh nga politika, me 103 mijë vota demokratësh kundër tij e me 200 mijë të tjerë që e refuzuan dëshmoi qartë kush i ka shërbyer kujt!

Edi Ramës i duhet Sali Berisha dhe soji e sorollopi i tij i korruptuar për të justifikuar korrupsionin ku është zhytur ai dhe qeveria e tij.

Unë nuk kam qenë kurrë e nuk jam me parimin e Xenit, për tu paguar për gjithçka.

Sali, dorëheqja ime është akt që shkon për të mirën e demokratëve, largimi yt është çlirim dhe frymarrje për ta..

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re