Arrest në shtëpi ka caktuar SPAK për avokatin Petraq Semani, i cili dyshohet se ka marrë 25 mijë dollarë nga dy persona me qëllim që të ndikojë tek gjyqtarët për lehtësim mase sigurie.

Në një njoftim për mediat, SPAK bën me dije se Semani ka konsumuar elementë të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i i dytë i Kodit Penal.

“Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit P. S., hetuar për veprën penale“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal (para ndryshimeve me ligjin nr.43/2021)”, njofton SPAK.

Shuma monetare është dhënë në disa këste, të cilat kanë qenë të faktuara me dokumenta dhe video e audio./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re