Dyshohet se autori i grabitjes së pikës së këmbimit valutor në Astir,  Tiranë është një 35 vjeçar.

Gazetari Ermal Vija raporton për ABC News se autori ka qenë me kapele dhe me me një maskë anti Covid ku është ofruar dhe nën kërcënimin e armës ka marrë nga punëtorët një shumë prej 40 mijë eurosh.

Sipas policisë autori ka ikur në këmbë më pas me biçikletë.

LEXONI EDHE: Grabitet me armë një pikë për transferta parash në Tiranë, autori ende i paidentifikuar

Për të bërë identifikimin e tij policia ka sekuestruar disa kamera sigurie, ku  shihet momentin kur punonjësi është futur në ambientet e kësaj pike këmbimi, duke ecur më pas në këmbë dhe më pas është larguar me biçikletë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re