Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur pasi ka dalë nga gjykata e Krimeve të Rënda.

Teksa nuk e kurseu buzëqeshjen dhe ironitë, Tahiri gjatë fjalës së tij tha se nuk qesh dhe as nuk qan dot për vendimin.

“Meqë ca kushërinj të mi kanë përdorur emrin tim, un ë i bie që kam shpërdoruar detyrën. Më lini ta përtyp, nuk qesh dhe nuk qaj dot. Nesër do ju ftoj që të ndajmë ca mendime. Mu duk një gjë që; je i pafajshëm, por skemi këllqe që ta themi”, tha ai.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re