Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar Edi Ramën si kryeministër të Shqipërisë.

Meta e mbështet dekretimin e Ramës me faktin që Partia Socialiste ka marrë shumicën e vendeve në Kuvendin e Shqipërisë, dhe asaj i lind e drejta për krijimin e qeverisë.

Presidenti kishte disa ditë kohë që të shprehej, dhe brenda afateve të parashikuara në ligj ai ka dekretuar Ramën, dhe më pas pritet të shprehet dhe për ministrat.

Në këtë mënyrë duket se marrëdhëniet mes Metës dhe Ramës duket të jenë shënuar, të paktën në rrugë institucionale, ku presidenti garanton që të zbatojë Kushtetutën dhe kryeministri do të respektojnë qëndrimin e tij, pavarësisht nismës për shkarkim.

Rama tha dje se Meta do të qëndrojë në detyrë pavarësisht shkarkimit nga Kuvendi, deri sa të shprehet Gjykata Kushtetuese.

D E K R E T PËR EMËRIMIN E KRYEMINISTRIT

Në mbështetje të neneve 93 dhe 96, pika 1, të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, sot më datë 10.09.2021, në fillim të Legjislaturës së X-të, pas thirrjes dhe zhvillimit të mbledhjes së parë të Kuvendit të porsazgjedhur, sipas propozimit me nr. 216 prot., datë 2.9.2021, të Partisë Socialiste të Shqipërisë, parti kjo që rezulton se ka shumicën e vendeve në Kuvend,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Edi Rama, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13 210

Tiranë, më 10.09.2021

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re