Kreu i PD-së, Lulzim Basha iu është përgjigjur akuzave të Gazment Bardhit se ka marrë dy kate në kullën më të shtrenjtë të Tiranës.

Basha e cilësoi si “shpifje e pastër e shkollës berishiste”, ndërsa theksoi se “familjarët e mi çdo transaksion e kanë të deklaruar, paguajnë cent me cent taksat”.

“Është një shpifje e pastër e shkollës berishiste, vjen nga një njeri që deri dje sulmonte babin e Xenit dhe sot është bërë avokati i babait të Xenit dhe kullave 64 katëshe. Familjarët e mi çdo transaksion e kanë të deklaruar, paguajnë cent me cent taksat, e kanë transparent ndryshe nga aleanca e kullave dhe avokati i tyre më i ri Gaz Bardhi”, u shpreh ai jashtë Parlametit.

Kreu i grupit të PD-së hodhi akuzat ndaj Bashës gjatë fjalës në foltoren e Kuvendit ku u shpreh se ai është i vetmi që ka marrë nja dy kate në një kullë nga zonat më të shtrenjta të Tiranës.

“U emocionova shumë veçanërisht nga kjo aleanca e kullave. Është i vetmi që ka marrë nja dy kate në një kullë nga zonat më të shtrenjta të Tiranës. Kur vjen këtu i nderuar koleg për të akuzuar kolegët për aleanca kullash numëro njëherë katet e kullave të tua, në kullën më të shtrenjtë të Tiranës, tënde dhe të familjarëve të tu”, tha Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re