Ditën e djeshme në spitalin e Traumës ndërroi jetë shoferi i prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, Andi Maloku.

Në rrjetet e tij sociale, miq dhe familjarë i kanë bërë edhe mesazhe ngushëllimi duke shprehur edhe mërzinë e tyre për humbjen e të riut prej plumbave të marrë në Shkozet.

DISA NGA MESAZHET:

Komentuesi 1: Shpirti në paqe

Komentuesi 2: Shpirti të shkoftë në xhenet. Ngushëllime familjes

30-vjeçari Andi Maloku ndërroi jetë në Spitalin e Traumës, gjashtë ditë pasi mbeti i plagosur në atentatin ndaj prokurorit Ndoja.

Maloku mori dy plumba, një në shtyllën kurrizore dhe një në kraharor, teksa me manovrat e tij i shpëtoi jetën shefit Arjan Nodja dhe mikut të këtij të fundit Landi Muharremit të njohur ndryshe si “Rrumi”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko