Skip to content

“Mori hak për vëllanë”/ SPAK zbardh vrasjen e Klevis Lleshit, një i arrestuar, tre në kërkim. Porositësi ishte Aurel Hoxha

Capture 155

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur vrasjen e Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në qytetin e Burrelit, ndërsa mbetjet e trupit të pa jetë të 21-vjeçarit u gjetën në një fshat në Kurbin.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=426&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fmori hak per vellane spak zbardh vrasjen e klevis lleshit nje i arrestuar tre ne kerkim porositesi ishte aurelSPAK ka firmosur 4 urdhërarreste, prej të cilëve është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme vetëm njëri.

Ndërkohë tre të tjerët janë shpallur në kërkim.

Aurel Hoxha pronar i lokal Monopol dyshohet si urdhërues i rrëmbimit dhe më pas vrasjes se Klevis Lleshit. Ngjarja duket se ka qenë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij Agim Hoxha në 2012 nga kushëriri i Lleshit.

Mësohet se Operacionalja ka ushtruar kontroll në Mamurras, ndërsa momentalisht po ushtrohen kontrolle në Kamëz dhe Fresk.