Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë Tiranë, pasi akuzohet se ka marrë me forcë në makinën e tij një 40-vjeçar, të cilin më pas e ka dhunuar.

Uniformat blu bëjnë me dije se 34-vjeçari, për motive të dobëta, ka marrë me forcë në automjetin e tij, një 40-vjeçar, të cilin e ka goditur me grushte.

Për fat të mirë rrëmbimi i 40-vjeçarit nuk ka zgjatur shumë falë ndërhyrjes së policisë, e cila arrestoi autorin.

Gjithashtu policia ka publikuar momentin kur 34-vjeçari merr me forcë në makinën e tij 40-vjeçarin

Njoftimi i policisë

Tiranë

Mori me forcë në automjet dhe dhunoi një shtetas, për motive të dobëta, arrestohet 34-vjeçari. Sekuestrohet automjeti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i rastit, shtetasi L. R.(P.), 34 vjeç, banues në Tiranë.

Nga këto veprime dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, ka marrë me forcë në automjetin e tij, një 40-vjeçar, të cilin e ka goditur me grushte.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko