Emanueli dhe Rovena kanë rrëfyer në “Vizioni i i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, historinë e dasmës së tyre, e cila tërhoqi vëmendjen e opinionit publik.

 

Kemi parë shpesh në Shqipëri dasma ku dhëndri e merr nusen me helikopter, me pajton, por një dasëm me karotrec nuk kishim parë asnjëherë.

 

Emanueli dhe Rovena dy të rinjtë lezhjanë kanë rrëfyer në Vizion Plus, emocionet e asaj dite dhe surprizat e pazakonta.

 

Emanueli ka rrëfyer se më shumë se e tij, ishte ideja e shokëve që t’i bënte këtë surprizë Rovenës ditën e dasmës, duke e lidhur edhe me punën që ai bënte.

 

“Më tha një shok që ta merrja nusen me karotrec, por i thashë jo pasi nuk e dija se si do ta priste Rovena. Por më pas ndodhi ajo që ndodhi”, u shpreh Emanueli.

 

Nga ana tjetër Rovena tha se edhe pse në momentin e parë ju duke e pazakontë e shijoi shumë këtë surprizë. /Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re