Skip to content

Mori para për të liruar një të arrestuar për drogë, dënohet me 3 vite burg polici, Sokol Canameti

Efektivi i Policisë me gradën nënkomisar, Sokol Canameti është dënuar nga Gjykata e Posaçme me tre vite burg. Ai u prangos pasi akuzohet se mori 2 mijë euro për të ndërhyrë në lirimin e një të arrestuari për drogë.

 

Mbi të rëndon vepra penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”. Në bazë të gjykimit të shkurtuar, Canameti dënohet përfundimisht me 2 vite burg.