Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim Tire Alldervishin, ish-sanitaren e spitalit Shefqet Ndroqi.

Për gjykim janë dërguar edhe infermieret e  tjera të këtij spitali, për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe mashtrimit.

Sjellim në vëmendje që Tire Alldervishi, duke u shtirur si infermiere, dyshohet se i mori 8 milionë lekë familjares së një pacienteje të infektuar me koronavirus në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ishte denoncimi i vajzës së një pacienteje me Covid, që çoi në pranga sanitaren e spitalit,

Pacientja ndërroi jetë nga COVID-19 dhe nga bisedat me të bijën është zbuluar një skemë më e gjerë mashtrimi. Bashkë me Tire Alldervishin, u arrestuan edhe dy infermiere të Spitalit “Shefqet Ndroqi”,  Sheqerije Koçi dhe Mira Bushi të akuzuara si bashkëpunëtore në korrupsion.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re