Një punonjëse e Bashkisë së Matit rezultoi pozitive me korònavirus dhe Partia Demokratike dega Mat deklaroi se është ajo ka marrë porosi të vazhdojë jetën normale për të dalë në qytet. Ndryshe nga të tjerët që duhet të qëndrojnë të ízoluar, veprimi i saj përkthehet si “përhapëse” e vírusit.

Për këtë ka reaguar zyrtarja e Bashkisë duke thënë se gjithçka është máshtrim pasi nuk ka marrë porosi nga askush për veprimtari të gabuara dhe është vetëizoluar.

Reagimi i zyrtares së Bashkisë: Kthim përgjigje për Gjithë Ata… Që më thonë na more në qafë! Nëse kam marrë në qafë njeri, së pari kam marrë në qafë familjen time, dy prindërit e mi pensionistë që rrezikojnë shëndetin nëse janë infektuar, dy motrat e mia dhe djalin tim 7- muajsh. Ok! Për të gjithë ata që më thonë ku e more? Ta dija që ky virus ishte në x vend nuk i afrohesha. E dinë të gjithë që është i padukshëm. Për të gjithë Ata që thonë që kam mbajtur sekret lajmin dhe jam porositur nga drejtues të Bashkisë që të vazhdoj jetën normale duke dalë nëpër qytet e duke takuar njerëz të tjerë! Eshtë një mashtrim dhe gënjeshtër. Duhet të dini që nuk ka sekrete me shëndetin, aq më tepër për një pandemi të tillë botërore.

Nuk mar asnjë porosi nga askush për veprimtari të gabuara. Ok. Në momentin që ka dalë rezultati i analizës dhe më është komunikuar, menjëherë jam vetëizoluar. Shpreh keqardhje dhe shërim sa më të shpejtë të kësaj mendje. Në këtë kohë të gjithë janë të lirë, udhëtojnë dhe kanë kontakte. Ndoshta virusi ka qenë këtu. Mund të jenë dhe të tjerë të infektuar dhe nuk e dinë. Siç nuk do e dija unë nëse nuk do kisha bërë analizën. Personalisht, kam marrë vetë inisiativën e para që kam komunikuar një shqetësim shëndetësor dhe bëra analizën. Nuk ka turp për shëndetin. Përkundrazi, turp është kur nuk e komunikon. Gëzoj shëndet të mirë. Mos u shqetësoni! Faleminderit! Gjithë të mirat!

Reagimi i PD Mat: Të dashur qytetarë matjanë, një tjetër skandal në Bashkinë Mat. Sipas burimeve brenda kësaj bashkie Coronavirus ka infektuar zyrtarë të Bashkisë Mat. E papreçedentë dhe e papërgjegjshme është fakti se ky fakt mbahet sekret dhe nuk bëhet publik.

Sipas infrormacioneve pasi zyrtarit i është bërë tamponi dhe ka rezultuar me Covid19, në mënyrë sekrete mbrëmjen e djeshme është bërë dezinfektimi i ambienteve të brendeshme të zyrave të Bashkisë Mat. Po ashtu në mënyrë sekrete pritet të bëhen tamponet për punonjës të tjerë ditën e sotme.

Çfarë është e papërgjegjshme është fakti se punonjësi i infektuar me porosi nga drejtues të Bashkisë e për të mbajtur sekret lajmin është porositur të vazhdojë jetën normale duke dalë nëpër qytet e duke takuar njerëz të tjerë, në këtë mënyrë duke u bërë rrezik për përhapjen e virusit te qytetarë të tjerë.

Partia Demokratike Mat shpreh keqardhjen dhe uron shërim të shpejtë të infektuarve nga Covid 19 punonjës të Bashkisë Mat. Çfarë është e parpanueshme është mbajtja sekret e këtij fakti nga drejtuesit e institucioneve në Mat.

Dështimi i menaxhimit të situatës së pandemisë nga drejtuesit e institucioneve Mat është flagrante. Masat dezinfektuese kanë qenë minimale dhe vetëm për propogandë. Institucionet lokale kanë dështuar në masat mbështetëse për bizneset dhe jetën ekonomike të qytetit. Sot në Mat mbi 720 biznese janë në prag falimentimi për shkak se Bashkia refuzon me këmbëngulje të marrë masa lehtesuese për taksat e tarifat vendore përgjatë situatës së pandemisë.

Drejtuesit e institucioneve në Mat duket se prioritetin kryesor kanë propogandën dhe zbatimin me standarte të dyfishta të ligjit. Vetëm disa ditë më parë ne denoncuam mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Socialist Mat në shkelje flagrante të ligjit dhe masave antiCovid,në ambiente të mbyllura dhe pa asnjë masë mbrojtëse.

Partia Demokratike Mat u kërkon institucioneve të Matit dhe drejtuesve të Bashkisë Mat të bëjnë me urgjencë transparencë të plotë për punonjësit e zyrtarët e kësaj Bashkie të infektuar. PD Mat kërkon me urgjencë institucioneve të Bashkisë të merren masa serioze për dezinfektimin e ambienteve të shërbimeve publike në qytet

Partia Demokratike Mat duke uruar shërim të shpejtë zyrtarëve të bashkisë të infektuar u kërkon qytetarëve matjanë të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat higjenike dhe mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e epidemisë në qytetin tonë.

Zyrtareve të Bashkisë Mat u kërkojmë të braktisin propogandën pa shije dhe të angazhojnë maksimalisht energjitë dhe resurset në shmangien e situatave të tilla të rënda për Matin. Por fill pas këtij publikimi të PD Mat, ka reaguar zyrtarja Armanda Murrani, e cila thotë se denoncimi i PD se është porositur të dalë në qytet është një mashtrim dhe gënjeshtër. Fatmirësisht ajo thotë se është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, ndersa te vetmit qe mund te kete marre ne qafe jane familja e saj dhe femija 7 muajsh.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re