Kryeministri Rama disa ditë më parë i besoi postin e ministres së shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilalit, njëherazi edhe drejtuese politike e qarkut Shkodër.

Së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociale, Bilali  e vlerësuar për dy postet që i janë besuar shkruan se do të jetë një përfaqësuese e denjë dhe së bashku me qytetarët do ti japin një shtysë të madhe qarkut të Shkodrës.

“Përgjegjësi të reja mu besuan këtë javë:

– Drejtuese politike e qarkut Shkodër

– Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Përveç nderit e privilegjit për të shërbyer në qarkun dhe fushën time të ekspertizës këto dy përgjegjësi janë dy borxhe akoma më të mëdha ndaj qytetarëve për të qënë përfaqësuese e denjë e tyre.

Kam besimin e palëkundur që me rininë, gratë dhe burrat e 5️⃣ bashkive të qarkut Shkodër me të cilët ndajmë dëshirën për ta parë Shkodrën në maje nëpërmjet filozofisë #tanbashkë do ti japim një shtysë të madhe qarkut.

Me Sipërmarrjen, ku kam kaluar 8️⃣ vitet e fundit duke ndërvepruar me qindra biznese uroj të kemi arritje të njëpasnjëshme!”, shkruan Bilali.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re