Gjykata e Posaçme ka lënë në burg pa afat inspektorin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Ilir Kapetanin.

 

Zyrtari i ATP akuzohet për korrupsion dhe dyshohet se u premtonte qytetarëve se do u kthente pronat të cilat ata pretendonin se u përkisnin në këmbim të parave.

 

SPAK bëri me dije se janë dokumentuar të paktën 14 raste, ku Ilir Kapetani është i përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

 

Inspektori i ATP akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike

 

Lidhur me këtë çështje janë lënë në aarrest shtëpie dy shtetas dhe është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’ për 6 të tjerë , për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re