Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat në kuadër të procedimit penal me nr.339 të vitit 2024, në bashkëpunim dhe me Oficerët e krimit ekonomik pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, ka arrestuar në flagrance shtetasin P.K. me detyrë inspektor në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit Berat.

Arrestimi i tij u bë për veprat penale të “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K.Penal, pasi në mënyrë të paligjshme ka përfituar një shumë prej 20.000 lekësh nga kallëzuesi, shtetasi Th.Gj. kundrejt shmangies së gjobës administrative për një ndërtim të dyshuar pa leje që kallëzuesi po kryente.
Falë bashkëpunimit të kallëzuesit si dhe përdorimit të veprimeve simuluese u dokumentua ngjarja dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma e parave.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat gjen rastin të inkurajojë të gjithë qytetarët për të denoncuar praktikat korruptive dhe shpreh vullnetin e saj të palëkundur në luftën kundër korrupsionit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re