GJKKO ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda, e cila dyshohet se u ka marrë 2 mijë euro dy grave, me premtimin se do t’​i punësonte.

Rovena Voda akuzohet nga SPAK se ka marrë përfitime nga Florida Beu dhe Majlinda Hasani kundrejt emërimeve të tyre në detyrë. Ndërkohë GJKKO la gjithashtu të pandryshuar masën ‘arrest shtëpie’ edhe për Florida Beun si dhe Majlinda Hasanin.

Nga përgjimet rezultoi se Voda kishte marrë në këmbim nga Beu, për punësimin e kësaj të fundit në institucion publik, një shumë prej 1 mijë eurosh, një telefon dhe një arkë me peshk.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re