Pasditja e së mërkurës i gjeti drejtuesit e automjeteve që transportojnë mallra nga Shqipëria drejt Kosovës në radhë të gjata pritjeje për të kaluar kufirin në Morinë.

Bllokimi për orë të tëra i qindra automjeteve u bë nga pala kosovare.

Për drejtuesit e mjeteve, kjo ka qenë e papritur pasi nuk u kishte ndodhur më parë.

Burime jozyrtare pohuan për ABC News se nuk bëhet fjalë për probleme teknike të doganës së Kosovës. por ata e justifikojnë këtë ngërc me përfundimin e kontratës së terminalit doganor në Prizren dhe se procedurat sipas tyre duhet të kryhen në terminalin e Prishtinës.

Pjesa më e madhe e drejtuesve të mjeteve thonë se nuk kanë informacion se çfarë e ka shkaktuar këtë bllokim në kufi nga pala kosovare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re