Banorë të Shqipërisë, ata që gjysmën e ditës e kanë të lidhur me Kosovën, janë ngritur në protestë në Doganën e Morinit, pikërisht kundër vendimeve të qeverisë së Prishtinës për tashmë tre doza vaksine për të hyrë në Kosovë. Ose dy, së bashku me një test PCR.

“Qeveria e Kosovës të heqë të paktën vaksinën e 3-të dhe tamponin. Ne kemi njerëz tanë atje. Në Kombin tonë na dalin pengesa, ne kemi shumë pengesa.

OBSH thotë të lehtësohen lëvizjet e lira e mundësisht të hiqen krejt. Unë e kam gjithë farefisin në Kosovë, çdo kuksianë ka njerëz të vet në Kosovë, boll 40 vjet nuk u pamë edhe sot të mos shkojmë në Kosovë”, tha një qytetar i Shqipërisë.

“Për një thes misër që bën 10 euro, duhet më pagujt 30 euro test PCR”, u shpreh një tjetër. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re