Nga Kastriot DERVISHI*-

Piktor, grafist, illustrator, karikaturist , lindi në Vien në vitin 1870 dhe vdiq në Tirol në vitin1947. Rridhte nga një familje e shtreses së lartë vjeneze. I ati mjek dhe piktor. Studioi në akademitë e arteve në Vjenë dhe Karlsruhe, Mynih dhe në Paris. Duke filluar nga viti 1900 ai punoi në Mynih ku edhe ekspozonte veprat e tij. Mori disa udhëtime studimore në Itali dhe Angli. Njihet si një ilustrues me famë, veprat e tij kanë zënë vend në mjaft muzeume ne Gjermani dhe Austri. Vizatimet e tij shpesh janë karikatura politike dhe satire sociale. Por ka edhe mjaft grafika, kompozime dhe peiszhe impresioniste. Vepra pasqyron një traditë të vjetër në Berat, ku gratë lanin rrobat në lumë gjatë periudhës së verës. Autori i ka vendosur figurat mjaft elegante të grave pranë Urës së Goricës, në kontrast me dritën e diellit. Eshtë një vepër tipike impresioniste plot dritë dhe kolor. Mund të themi që është një vepër nga më të bukurat me motive nga Berati. Piktura është botuar për herë të parë në Gazetë e Ilustruar të Leipzigut në Gjermani. (Illustrirte Zeitung Leipzig Nr.4282 vom 7. April 1927). Nuk kemi të dhëna se ku ndodhet kjo pikturë por vetem që gjendet e botuar në këtë gazetë (Emri është gazetë, por në fakt është revistë. dyjavore me format të madh) ku një faqe e saj eshte vetëm kjo pikturë.Viti 1927 është viti i botimit në revistë por viti i realizimit mund të jetë në periudhën e Luftës së Parë botërore dhe konkretisht në vitet 1916-1918, vite kur ushtria austrohungareze ishte edhe në Berat. Duke lexuar për jetën e autorit mësojmë se me fillimin e luftës shkoi vullnetarisht në front. Kjo na jep shkas të mendojmë se ai ka qenë pjesë e batalioneve austriake në Berat. Piktura mund të jetë e viteve 1916-1918.

 

*Piktor

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re